I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ish-deputeti nuk ndal takimet me qytetarët: Gjithmonë me energji pozitive me çunat e Manzës

11/10/2024 20:10

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja vijon takimet me qytetarët, edhe pse një ditë më parë la mandatin.

“Gjithmonë me energji pozitive me çunat e Manzës, me të cilat na bën bashkë miqësia pa kushte! Sepse vetëm miqtë e mirë dhe dashamirës, të bëjnë të mos humbësh kohë në Tiranë për të ardhë në Durrës”, shkruan ai krahas fotos.

Atij iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës nga prokurori i çështjes Dritan Prencia.

Cyrbja, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.

Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të hipotekave në këtë qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament.

I kallëzuar prej 2021 nga demokrati Edi Paloka, deputeti i cili dorëzoi mandatin pak orë pasi u pyet në SPAK, ka këmbëngulur se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që i delegoheshin nga vartësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA