FOTO/ Pas tensioneve të mbledhjes së shkuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi bën “parapritë”, zbulohet mesazhi që dërgoi në grupin e WhatsApp-it

11/10/2024 10:11

Disa minuta para se të niste Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, në grupin e WhatsApp është bërë njoftim për sallën ku do të zhvillohet mbledhja.

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar duke shkruar ndër të tjera:

Komisioni i vetëm hetimor që bëhet në sallën e grupit, bravo PS dhe drejtorëve që i shërbejnë me kaq zell këtyre.

Më tej ajo bën “parapritë’ duke thënë se do të jetë e pranishme në komision dhe të mos përgatiten për ta hapur apo drejtuar mbledhjen pa të.

Kujtojmë se në mbledhjen e shkuar të këtij Komisioni, pati përplasje të forta mes Vokshit dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, i cili hapi mbledhjen pas vonesës së saj.

Kjo e fundit nuk pranoi të zhvillonte mbledhjen pasi kërkonte ta hapte ajo si kryetare dhe të ndiqej procedura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA