Betohet kryebashkiaku i ri pas prerjes së kokës së pararendësit (fotot)

11/10/2024 17:55

Një kryebashkiak i ri është betuar sot në jug të Meksikës, pasi pararendësi i tij ishte vrarë dhe prerë koka, gati një javë pasi erdhi në post.

Kreu i ri i bashkisë Gustavo Alarcón, me profesion doktor, është zgjedhur si drejtues i përkohshëm, ashtu siç ishte dhe i ndjeri Alejandro Arcos.

Arcos drejtonte bashkinë në qytetin Chilpancingo, te përfshirë nga dhuna e bandave, qendra e shtetit jugor meksikan Guerrero. Trupi i tij ishte gjetur të dielën me kokë të prerë në një makinë. Mediat vendase thonë se dy banda rivale luftojnë për kontroll në qytet.

Alarcón bëri sot betimin me një numër minimal efektivësh sigurie, duke u zotuar të “punojë për të mirën e të gjithëve” dhe të luftojë dunën që ka përfshirë prej vitesh Chilpancingo.

Vrasja e Arcos erdhi gjithashtu disa ditë pas një tjetër vrasjeje të zyrtarëve të bashkisë, Francisco Tapia, sipas partisë në pushtet të drejtuar nga Alejandro Moreno.

“Ata ishin në zyrë prej vetëm një jave. Zyrtarë të ndershëm që kërkonin progres për komunitetin e tyre”, shkruante Moreno në rrjetin X.

Chilpancingo, qytet me rreth 300,000, raportohet se dominohet nga bandat Ardillos e Tlacos, që kanë sulmuar disa herë zyrtarë dhe institucione qendrore.

Ndërsa rajonin Guanajuato në javët para zgjedhjeve të qershorit ishin vrarë katër kandidatë për kryebashkiakë, shkruan rrjeti amerikan CBS.

FOTO GALERI
1/2
Arcos drejtonte bashkinë në qytetin Chilpancingo, te përfshirë nga dhuna e bandave, qendra e shtetit jugor meksikan Guerrero. Trupi i tij ishte gjetur të dielën me kokë të prerë në një makinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA