Monitoruesit thonë se shtypja politike tashmë nuk ndodh vetëm brenda Kinës (fotot)

10/10/2024 17:12

Monitoruesit e të drejtave ‘Human Rights Watch’ kanë thënë së fundmi se autoritetet kineze po përndjekin dhe intimidojnë qytetarët kinezë që “përfshihen në aktivitete anti-kineze” edhe në vende të tjera ku ata jetojnë.

Viktimat e përndjekjes thanë për organizatën se shtypja politike e Pekinit po shtrihet jashtë territorit teksa qeveria e Xi Jinping ka shënjestruar kryesisht kinezët që jetojnë në Japoni.

Autoritetet raportohet se kanë shënjestruar anëtarë të minoriteteve nga Tibeti, Mongolia, dhe disa rajone të tjera, për informacione e komente në rrjet.

Grupi me bazë në New York, thotë se intervistoi 25 njerëz nga Hong Kong, Xinjiang, Tibet, Mongolia, dhe rajone të tjera kineze që jetojnë në Japoni, të cilët than se kishin marrë paralajmërime nga policia kineze, nganjëherë prej të afërmve të tyre në vend.

“Autoritetet kineze nuk hezitojnë të bëjnë të heshtin kinezët që jetojnë në Kinë të cilët kritikojnë aktivitetet e Pekinit,” tha Teppei Kasai, drejtor për Azinë i grupit Human Rights Watch.

“Qeveria japoneze e bën të qartë se nuk do të tolerojë krahun e gjatë të Kinës për të ushtruar shtypje në Japoni”.

Disa ujgurë etnikë nga rajoni Xinjiang ishin kontaktuar nga autoritete kineze për t’i paralajmëruar të ndalonin shpërndarjen e informacionit për komunitetin ujgur në Japoni.

Madje ata ishin ftuar në ambasadën kineze në Japoni “për të tërhequr dokumente të rëndësishme” por nuk kishin pranuar të paraqiteshin.

Vitet e fundit besohet se shumë kinezë me influencë janë vendosur në Japoni prej zhgënjimit me sistemin politik dhe ekonomik në Kinë.

Në Japoni ka pasur 822,000 qytetarë kinezë deri në fund të 2023, një rritje prej 60,000 nga viti i mëparshëm, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

FOTO GALERI
1/2
Disa ujgurë etnikë nga rajoni Xinjiang ishin kontaktuar nga autoritete kineze për t’i paralajmëruar të ndalonin shpërndarjen e informacionit për komunitetin ujgur në Japoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA