Pamje dramatike vinin nga panairi turk i aeronautikës pranë Stambollit ku një avion gjuajtës dukej se humbi kontrollin duke fluturuar drejt njerëzve gjatë manovrave akrobatike në ajër, para se të arrinte të evitonte tragjedinë.
Avioni shihej që rrotullohej në ajër dhe më pas avancon drejt tokës dhe njerëzve, para se piloti të arrijë të ngrejë hundën e tij duke rifituar lartësi.
Incidenti i frikshëm ndodhi në shfaqjen ajrore TEKNOFEST në Adana, në fundjavë, në fund të demonstrimit të grupit akrobatik të ushtrisë turke, me një avion të tipit F-16.
Mjeti besohet se kishte pësuar një keqfunksionim që soli në uljen e menjëhershme para e piloti të reagonte.
Çakılmaktan son anda kurtulan Solotürk F-16’sı, üzerine geldiği kişi tarafından kaydedildi.
Uçuş kontrol bilgisayarında arıza oluşması ile ters kumanda veren F-16, incelemeler için hangara çekildi. pic.twitter.com/JWM3R74638
— Avionot (@avionot) October 4, 2024
Një ish-pilot tha për rrjetin amerikan TMZ se distanca e avionit me tokën arrini në vetëm disa metra.
“Piloti mund të ketë dashur të bënte një akrobaci rrotullimesh që e kishte ndaluar në gjysmë dhe kjo ka shkaktuar avari në aparatet e mjetit”, tha ai.
Shfaqjet ajrore të SoloTurk me F-16 janë të respektuara në aeronautikën evropiane dhe nuk kanë shkaktuar më parë aksidente, shkruan rrjeti Daily Mail.
Zhvillimi vjen teksa një pilot humbi jetën në gusht kur avioni i tij klasik i Luftës II Botërore u përplas në det gjatë një shfaqjeje të ngjashme në Francë.
Piloti i paemëruar po fluturonte një avion përkujtimor tip Fouga Magister, në nder të të përvjetorit të 80 të zbarkimit në Provence në 1944.
Top Channel