21/12 19:06
Gjatë tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi i është hakërryer edhe Erion Braçes, i cili është ka hapur derën e ambientit ku zhvillohej mbledhja.
“Po hec o Erion tani, mësoje pak si të drejtojë, se këto rishtarët nuk e dinë, hec o Erion tani, të thirri për ndihmë? Ti për çfarë ke ardhur? Hec, nuk ka nevojë për ndihmë Plarenti. Nuk ka nevojë të vish këtu, se është komision hetimor”, iu drejtua Vokshi Braçes.
Braçe i është kthyer duke i thënë: Hec thuaj atij që ke në shtëpi.
“Hec thuaji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik. Hec er dreq aty. E kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty”, tha Braçe.
Top Channel