Me tensione të forta ka nisur ditën e sotme mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Albana Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë komisionit një nga dëshmitarët, Gentian Opre. Ndërkohë që Plarent Ndreca i thotë se nuk ka asnjë arsye që të dalë, sepse mbledhja ka nisur.
Pas këtyre debateve, Ndreca i tha Vokshit se “nuk punon me njerëz që sillen si rrugaçë”. Pas kësaj ajo është ngritur dhe i ka hedhur disa herë mikrofonin socialistit.
Ndërkohë ajo i ka kërkuar Gradës që ta nxjerrë me forcë jashtë mbledhjes Opren.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Mirë është të qetësohesh, kujdes me duart
Albana Vokshi: Ka mundësi??
Plarent Ndreca: -Qetësohu
Albana Vokshi: Ka mundësi?
Plarent Ndreca: -Jo nuk ka asnjë mundësi pan asnjë votim
Albana Vokshi: Mbledhja nuk ka nisur , unë tendera ju nisni mbledhjen
Plarent Ndreca: -E kemi nisur. Po ja pra ku je
Albana Vokshi: Me urdhër politik ndalon i deputet
Plarent Ndreca: -Pse bërtet?
Albana Vokshi: Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin
Top Channel