Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutor i Ardian Nikulajt prillin e vitit të kaluar del serish para gjykatës së Lezhës.
Nen masa të shtuara sigurie, portugezi Ruben Saraiva vijon të përballet me drejtësinë shqiptare si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulja.
Për të disatën seancë avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani vijon të kërkojë zëvendësim të masës pasi sipas tij nuk ka prova të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë ngjarje, e nga ana tjetër Saraiva vijon të mbaje të njëjtin qëndrim ku thotë se në Shqipëri ishte për pushime, por do të jetë në dispozicion të drejtësisë shqiptare.
Nga ana tjetër nuk kane munguar akuzat për prokurorinë e Lezhës ku sipas tij prokurori nuk ka vijuar me hetimet që prej prillit të vitit 2023.
Në seancën e radhës që pritet të zhvillohet me date 16 tetor, avokati ka kërkuar prova të reja nga prokurori i çështjes, por nga ana tjetër burime të sigurta nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në fashikullin hetimor ka mjaftueshëm prova për Saraiven siç janë shenjat e gishtave ne rroba të cilat përputhen me ato të Saraives, kamerat e sigurisë, dhe një prove tjetër e rëndësishme sipas prokurorit është dëshmia e një banori të zonës.
“Siç jeni në dijeni, sot ishim në gjykatë për zëvendësimin e masës. Kjo është çështje delikate, prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Nuk ka asnjë provë e asnjë fakt ta ketë kryer veprën penale që hetohet. Seanca u shty për në datën 16. Prokurori nuk ka sjellë asnjë provë shtesë”-u shpreh avokati i tij.
Top Channel