Reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona.

Raportohet se vërshimi i përrenjve malorë ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, duke bllokuar rrugën.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, ndërsa në disa banesa ka prezencë të ujit në oborret e shtëpive. Po ashtu nga stuhia dhe vërshimi i ujit është dëmtuar dhe një urë në fshatin Fishte.

Grupet operacionale të emergjencave janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës, teksa reshjet kanë pushuar pak minuta më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA