Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam 22/12 22:17
Një avion i Turkish Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin e Nju Jorkut pasi piloti ndërroi jetë në mes të fluturimit.
Linja ajrore tha se kapiteni i aeroplanit, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë gjatë fluturimit nga Seattle në Stamboll të mërkurën. Zëdhënësi i linjës ajrore, Yahya Ustun tha se ekuipazhi u përpoq për ta mbajtur në jetë pilotin, por fatkeqësisht humbi jetën para se të ulej avioni në tokë.
Sipas Shoqatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Turqisë, 59-vjeçari pësoi arrest atak në zemër.
Top Channel