Nuk përmbahet Vokshi në komision, i përplas mikrofonin Ndrecës/ Deputeti i PS: Ke nevojë për qetësues, je deformuar frikshëm

09/10/2024 11:35

Debati i fortë mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës ka agravuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Vokshi i ka hedhur katër herë mikrofonin Ndrecës, ndërsa u përfshi edhe deputeti i PS Ilir Metaj. Ky i fundit u shpreh se Vokshi ka nevojë për qetësues.

Pjesë nga debati: 

Ndreca: Ju gjuhen e forcës njihni, nuk njihni fjalën

Vokshi i hedh sërish mikrofonin

Ndreca: Ke nevojë për qetësuar, molotvi i ka penguar. Për ca po rri aty, mirë do ishe të më mbroje mua

Vokshi i hedh sërish mikrofonin

Vokshi: Të dalë dëshmitari se është për procedurë

Ndreca: Do bëni gjë tjetër

Vokshi: Ti ki kujdes, do pendoheni për këtë

Ndreca: Ja presion i hapur

Vokshi: Ai do përballet me ligjin, bashkë me gardën

Ndreca: Ju vetëm gjuhën e molotiv dini

Vokshi i hedh sërish mikrofonin

Ilir Metaj deputet i PS: Ke nevojë për qetësuar, je deformuar frikshëm

Vokshi: Ki kujdes ça thua

Ilir Metaj deputet i PS: Ke nevojë për ndihmë mjekësore

Vokshu: Vetëm mesazhin e parë keni marrë, do na keni përballë do na keni

Dëshmitari: Je grua, të të vijë rëndë

Vokshi: Dëgjo ti, mbylle gojën

Ndreca: Dëshmitari nuk flet dot, shiko ca po ndodh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA