Gazment Bardhi

Një ditë para seancës, Gazment Bardhi do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD-së ditën e sotme.

Mbledhja e thirrur nga Kreu i Grupit Gazment Bardhi pritet të mbahet në orën 12:00, ku do të diskutohet lidhur me seancën e nesërme parlamentare.

Në dy seancat e fundit parlamentare deputetët e PD-së, shumica prej tyre tashmë të përjashtuar, kanë shkaktuar tensione dhe përplasje në Kuvend, madje kanë djegur edhe karriget e Kuvendit.

Dy ditë më parë opozita organizoi edhe një protestë në Tiranë, aksione të cilat vijnë pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA