“Ndaluam dy toga izraelite në kufi Hezbollahu i zë pritë togave izraelite”, lëshon 180 raketa drejt Izraelit

09/10/2024 12:24

180 raketa ka lëshuar Hezbollahu drejt Izraelit, duke shënjestruar zona të shumta në shtetin hebre, përfshirë qytetin jugor Haifa.

Që qeveria izraelite paralajmëroi banorët në veri të qytetit bregdetar që të kufizojnë lëvizjet, cka solli edhe mbylljen e shumë shkollave.

Hezbollahu pretendon po ashtu se i zuri pritë dy togave izraelite në afërsi të kufirit, të cilat po tentonin avancimin. Kemi zbrapsur trupat në Blida në lindje dhe në Labouneh në perëndim, pretendojnë krerë të tij. IDF-ja nuk komentuar lidhur me përleshje specifike, por gjatë natës i vazhdoi bombardimet në bejrut edhe pse banorët thonë se ato dukeshin më pak intensive se netët e mëparshme.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje popullit libanez të ngrihet kundër Hezbollahut e ta shpëtojë “Libanin përpara se të bjerë në humnerën e një lufte të gjatë, që do të cojë drejt shkatërrimi e vuajtjesh si ato që kemi parë në Gaza”, u shpreh ai. Netanyahu pritet të flasë më vonë gjatë ditës me presidentin amerikan Joe Biden në mesin e përpjekjeve të Washingtonit për të zbutuar përgjigjen izraelite ndaj sulmit të Iranit javën e kaluar. Pavarësisht se ushtria izraelite ka sulmuar shumë rajone të Libanit, duke vrarë komandantët e tij kryesorë brenda disa ditësh, sheikh Naim Kassem, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, insiston se aftësitë ushtarake të grupit militant mbeten të paprekura nga sulmet e rënda ajore të Izraelit e sipas tij, forcat izraelite nuk kanë qenë në gjendje të përparojnë që nga fillimi i një inkursioni tokësor në Liban javën e kaluar. Kassemi theksoi se Hezbollahu do të emërojë një udhëheqës të ri për të zëvendësuar Hassan Nasrallahun, “por rrethanat janë të vështira shtoi ai, për shkak të luftës”.

Netanyahu sakaq insiston se Hezbollahu është në gjendjen “më të dobët në shumë vite”. Ai theksoi se “ne eliminuam mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallahun dhe shumë zëvendësues të tij”, por pa i përmendur ata me emër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA