Një projekt i Britanisë së Madhe që synon të integrojë të rinjtë shqiptarë në vendin e tyre pa pasur nevojë të emigrojnë u prezantua sot nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott për të rinjtë e Kukësit dhe Hasit.
Projekti gjashtëmujor “Rrugët Alternative, Reduktimi i Emigracionit Ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar” ka në fokus aftësimin profesional të të rinjve në këto zona dhe integrimin e tyre në tregun e punës
“Mendoj se kjo ka të bëjë me dhënien e shpresës. Shpresë për një të ardhme ndryshe, shpresë për një të ardhme që është në Shqipëri, veçanërisht këtu, meqë jemi në Kukës. Është e qartë se ky rajon, në veri, ka një kuptim të veçantë për ne tani. Mezi pres të vazhdoj angazhimin dhe investimin. Projektet që pashe sot duken qartë se po sjellin ndryshimin. Ne nuk do të zgjidhim probleme, por shpresoj se mund të kontribuojmë në këtë rajon, ku njerëzit duan të jetojnë, duan të ndërtojnë familjet e tyre, ku mund te jetojnë një jetë normale si kudo tjetër”, thotë ambasadori britanik.
Diplomati Britanik pati mundësi të shihet nga afër edhe punimet e grupeve rinore dhe artizanëve të Kukësit, që kanë përfituar ose janë në pritje të përfitimeve nga projekti tjetër i qeverisë Britanike “Prespektiva të Reja” që prej më shumë se dy vitesh po zbatohet në qarkun e Kukësit.
Top Channel