Kina vendos tarifa ndaj konjakut francez në përgjigje ndaj taksave të BE për makinat e saj elektrike (fotot)

09/10/2024 18:56

Kina njoftoi dje se ka vendosur tarifa të përkohshme ndaj konjakut dhe pijeve të forta alkoolike të importuara nga Evropa, në kundërpërgjigje të tarifave të vendosura ndaj mallrave kineze në Bashkimin Evropian, kryesisht atyre teknologjike.

Këtë vit Kina ka nisur hetime taksore ndaj konjakut që vjen nga BE, disa javë pasi BE nisi një hetim të ngjashëm ndaj subvencioneve që qeveria komuniste kineze u jep prodhuesve të makinave elektrike, duke bërë që çmimet e tyre të ulen ndjeshëm.

Pekini tha se operatorët evropianë do të duhet të paguajnë “garancinë korresponduese” në doganat kineze kur sjellin pijet në vend.

Pekini argumentonte se hetimet e tij kishin zbuluar se “disa konjakë të importuar nga Bashkimi Evropian shiteshin me çmim të ulur artificialisht” dhe kështu sipas tyre “dëmtonin rëndë industrinë vendase të pijeve alkoolike”.

Ministria kineze  citonte tarifat për t’u paguar nga kompanitë, duke cituar 30.6 për konjakun Martell, 39 përqind për uiskin Jas Hennessy dhe 38.1 konjakun Remy Martin.

Pas lajmit aksione e shtëpive franceze të konjakut Remy Cointreau e Pernod Ricard ranë ndjeshëm në bursën e Parisit, shkruan rrejti AFP.

Prodhuesit francezë luteshin dje me autoritetet e tyre të ndalonin  konfliktin tregtar me Kinën pasi po i shtonin vështirësitë sektorit.

FOTO GALERI
1/4
Kina njoftoi dje se ka vendosur tarifa të përkohshme ndaj konjakut dhe pijeve të forta alkoolike të importuara nga Evropa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA