Aktualisht Shqipëria është i vetmi vend ku lulëzon “biznesi” i fertilizimit in vitro, por pa një regjistër kombëtar dhe pa asnjë të dhënë për terapinë e riprodhimit të asisituar.
Shqipëria po ashtu është i vetmi vend ku as klinikat që kryejnë procedura të tilla nuk kanë një regjistër të të dhënave. Prej 22 vitesh, Ministria e shëndetësisë nuk ka asnjë instrument kontrolli për një proces kaq të rëndësishëm mjekësor, social bioetik dhe juridik.
Jemi i vetmi vend ku të gjitha procedurat, si ovo-donacioni, spermo-donacioni, shtatzënia surrogative kanë qenë njëkohësisht të ligjshme dhe të paligjshme.
Si pasojë të gjitha “specialistët e huaj” për in vitron kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria pa asnjë regjistrim në instancat përkatëse. Pra, kanë operuar njerëz të pacertifikuar që askush nuk e di se sa profesionistë kanë qenë.
Në këto kushte, vjen ky projektligji i ri, i realizuar nga një grup pune ku vetëm Dr. Gliozheni është obstetër dhe asnjë prej grupit nuk ka lidhje me shëndetin riprodhues. Dhe përsëri, po i njëjti mjek si 22 vjet më parë, pioneri i terapisë së Riprodhimit të asistuar në Shqipëri fut nene në ligjin e shëndetit riprodhues që janë në interes të privateve dhe në kundërshtim më direktivat e KE-së dhe OBSH-së.
Top Channel