Në ligjin e vjetër surrogacia as lejohej as ndalohej, pasi duhet të ishte rregulluar me akte nënligjore, por kjo zbrazëti ligjore e ka kthyer Shqipërinë në një destinacon të kërkuar për surrogacinë. Pra, një lloj trafiku bebesh.
Shqipëria reklamohet si një vend që e njeh surrugacinë si teknikë riprodhimi, por nuk ka rregullim ligjor.
Në përshkrim thuhet se Shqipëria ka zëvendësuar Rusinë në hartën botërore të surrogacisë, pasi kjo e fundit e ndaloi këtë metodë në fund të vitit 2023 për të huajt.
Shqipëria reklamohet si joshëse edhe për shkak se nuk kërkon një certifikatë mjekësore për të vërtetuar arsyet që pengojnë një çift heteroseksual të ketë fëmijë dhe lejon surrogacinë për meshkujt beqarë apo çiftet homoseksuale. Kompania thotë se ajo ka një zyrë të sajën në shqipëri, dhe ndryshe nga kompanitë e tjera që mbarojnë punë kur lind bebi, kjo kompnai thotë se ofron asistencë juridike edhe për të regjistruar fëmijën.
Sipas kësaj kompanie në Shqipëri ky process kushton 74 mijë deri në 95 mijë euro, në varësi të programit që zgjedh. Pagesat për nënën surrogate shkojnë nga 17-27 mijë euro.
Kjo është një faqe tjetër që e rekomandon Shqipërinë si destinacion për surrogacinë.
Këtu, Shqipëria përshkruhet si një nga vendet që ofron shumë opsione për beqarët dhe çiftet që kërkojnë trajtim të fertilitetit. Për më tepër, ky destinacion reklamohet si ideal, pasi nuk ka asnjë kuadër ligjor. Për këtë arsye, klinikat shqiptare të fertilitetit dhe agjencitë e surrogacive mund të ofrojnë programe për çifte heteroseksuale të martuara ose të pamartuara, burra beqarë, gra beqare dhe çifte LGBT
Faqja bën edhe një listim të 11 klinikave ku mund të ofrohet fertilizim in vitro në Shqipëri.
Thuajse të gjitha klinikat dhe spitalet e listuara në këtë faqe, thonë se kryejnë mjaft procese delikate dhe të debatushme si dhurimi i vezoreve, i spermatozoideve, gameteve, grirja e vezëve, etj. Por, nuk mbaron me kaq. Sante Plus një nga spitalet që thotë se është lider në teknikat e ripordhimit, liston në faqen edhe përcaktim të gjinisë, duke ngritur shumë pikëpyetje se ccfarë ndodh me fetuset që nuk janë të gjinisë që dëshirojnë prindërit…
Pavarësisht se janë të listuara në një faqe ku flitet për surrogacinë, klinika Ursula dhe sante plus i thanë inside story se nuk ofrojnë këtë teknikë riprodhimi por vetëm in vitro. Insttucionet e tjera shëndetsore nuk u përgjigjën deri në momentin e publikimit të këtij materiali.
‘Unë menddoj që kjo është e palijgshme, me ligjin aktual edhe ky është një alarm, që ngrihet dhe duhet pasur në vëmendje për ta kontrolluar nëse vërtete ekziston që përdoret surrogaci për tregti nga privatët’u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’
“Vireo agency” me zyrë në Londër e liston shqipërinë si një ndër vendet me të cilat ka një bashkëpunim të mirë me klinikat për surrogacinë. Sipas kësaj agjencie, Shqipëria është një nga destinacionet më të aksesueshme dhe më kosto efektive të surrogacisë në Evropë. Shqipëria po bëhet një destinacion popullor për surrogacinë, pasi nuk ka ligje të rrepta.
Top Channel