I jep fund jetës 40-vjeçari në Leskovik, nuk ka shenje dhune në trup
09/10/2024 19:09
Një 40 vjeçar në Leskovik i dha fund jetës.
Ka qenë telefonata e një banori që ka lajmëruar policinë e Kolonjës, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje lidhur me rastin.
Sipas policisë, E.S është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel