Sherri  me gardën që i mbylli derën demokratëve të përjashtuar ishte shkëndija e parë e një përplasje të ashpër që degradoi në fyerje personale deri në prekje fizike ne Komisionin Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi.

Albana Vokshi i shkuli mikrofonin Plarent Ndrecës dhe ky veprim u përsërit më shumë se një herë nga drejtuesja demokrate duke bërë që socialisti Ilir Metaj të vinte në dyshim jo vetëm shëndetin mendor të saj, por edhe pamjen fizike.

Kryetarja Albana Vokshi nxjerrjen jashtë salle të dëshmitarit Gentian Opre po punonjësit e gardës iu përgjigjen urdhrave vetëm të nënkryetarit Plerent Ndreca.

Tonet e larta e Albana Vokshit shqetësuan socialistin Erion Braçe, zyra e të cilit është ngjitur me sallën kur mbahej mbledhja.

Ndërhyrja e Erion Braçes nuk shërbeu për shtensionuar situatën. Debatet e ashpra vijuan dhe mes sherrit socialistet ia dolën të dëgjonin vetëm dy dëshmitarë dhe më pas mbledhja  u ndërpre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA