Bardhi i përgjigjet Peleshit: Dhunuesit e shesin veten si viktimë! Kolegët e PS keqpërdoren për të provokuar

09/10/2024 15:24

Pas reagimit të Niko Peleshit për incidentin e ndodhur sot në Kuvend, ka replikuar kreu i grupit Parlamentat ttë PD, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se dhunuesit e shesin veten si viktima, dhe sipas tij, Garda është dhunuar të dhunojë opozitën dhe deputetet e PS janë keqpërdorur për të provokuar kolegët e tyre.

“Kurrë s’ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.

Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar”,-thuhet në reagimin e Bardhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA