Një grup gjuetarësh amatorë në Zelandën e Re kishte zbuluar një burrë që kishte rrëmbyer fëmijët e tij pas nje debati ne nenen dhe kishte përshkuar vendin për të jetuar në botën e egër me ta, i armatosur me pushkë, shkruanin sot mediat vendase.
Tom Phillips ishte zhdukur bashkë me 3 fëmijët e tij, Ember, 8 vjeçe, Maverick, 9, e Jayda, 11 vjeçe në vitin 2021 — dhe askush nuk kishte dëgjuar më për ta.
Nëna e shqetësuar e fëmijëve Cat, e cila kishte kujdestarinë zyrtare të tyre, ishte e lumtur kur shikoi pamjet e familjes që ishin gjallë, teksa u kontaktua nga gjuetarët në rajonin aborigjen të Marokopa pranë oqeanit Paqësor.
“Jam kaq e lumtur që janë aty,” tha ajo për mediat. “Jam kaq e lehtësuar që tre fëmijët e mi janë gjallë”, tha gruaja.
Deshmitari John McOviney tha se nipi i tij 16-vjeçar dhe dy gjuetarë të tjerë kishin hasur familjen pranë fermës së tij të enjten dhe nisën të filmonin.
Tre fëmijët mbanin maska në fytyrë dhe kishin pyetur nga larg se “Ku ndodheshin”, para se të largoheshin përsëri mes bimësisë me çantat e tyre të shpinës.
McOviney shtonte për rrjetin vendas New Zealand Herald: “Mendoj se babai i mësonte të ishin gjithmonë në lëvizje”.
Gjuetarët panë se Phillips ishte i armatosur dhe nuk deshën të bashkëvepronin më me ta. Policia dërgoi helikopterë në zoën por deri tani ata nuk janë zbuluar.
Zyrtarët thanë se pamjet janë “të besueshme” dhe se do të hetojnë:
“Kjo është hera e parë që tre fëmijët janë parë dhe është një informacion pozitiv”.
Phillips ishte larguar në botën e egër me fëmijët pas një debati me nënën e tyre. Ai nuk kishte kujdestarinë e tyre dhe autoritetet besojnë se fëmijët nuk kanë pasur më kontakte me botën e jashtë që prej zhdukjes.
Policia tha se e kërkon atë për disa shkelje si vjedhje të vogla dhe zotërim ilegal arme zjarri.
Më herët Cat i lutej Phillips të sillte fëmijët përsëri te ajo, shkruan rrjeti amerikan New York Post.
Top Channel