Kandidatja demokrate Kamala Harris vijon të jetë në epërsi ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një sondazhi të ri nga Reuters/ Ipsos.
Harris regjistron një diferencë prej 46% ndaj ish-presidentit Trump, ku ky i fundit gëzon një mbështetje prej 43%. Sondazhi që përfundoi të hënën tregon se Trump, i cili pasoi Harrisi me gjashtë pikë në sondazhin e Reuters/ Ipsos nga datat 20-23 shtator, ishte kandidati i preferuar për një sërë çështjesh ekonomike dhe se disa votues mund të preken për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.
Të anketuarit e renditën ekonominë si çështjen kryesore me të cilën përballet vendi dhe rreth 44 për qind thanë se Trump kishte qasjen më të mirë për të adresuar “kostot e jetesës”, krahasuar me 38 për qind që zgjodhën Harris.
Sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos anketoi 1,272 të rritur amerikanë në mbarë vendin, duke përfshirë 1,076 votues të regjistruar. Midis tyre, 969 u konsideruan si më të mundshmet për t’u paraqitur në ditën e zgjedhjeve.
Top Channel