Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të marte në fshatin Kakarriq të Lezhës.

Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u dogj e gjitha. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar.

Nga raportimet në terren bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA