Një ditë nga protesta e opozitës në Tiranë, përplasjet kanë vijuar edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Që në nisje të fjalës së kryebashkiakut Erion Veliaj anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë nisur t’u bien tavolinave nga vendi.
Këshilltarët e djathtë kundërshtuan miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe disa vendimesh të tjera në rend dite.
Kjo ka sjellë dhe reagimin e Veliaj, i cili u tha se opozita nuk mund ta bllokojë Tiranën përmes protestave.
Veliaj: Qeveria teknike krijohet kur ka krizë maxhoranca, jo kur ka krizë opozita. Nuk e bllokoni dot qytetin, e bllokuat dje çerek ore zgjat. Nuk e bllokoni dot Tiranën, harrojeni Tirana do të ecë përpara.
Veliaj: Hallet tuaja nuk i zgjidhim dot, e di që doni të bllokoni edhe tek piramida, edhe kreditë e buta edhe shkollat e reja se s”keni argument, bjerini sa të doni do t’i ndërrojmë prapë më të forta seç ishin, shkatërrojini, çdo gjë që prishni humbisni vota.
Profesor mos e fëlliq veten, unë e di që jeni më të mirë se kaq, edhe çuni i pastorit është më i mirë se kaq, i keni rënë daulles kaq kohë i lodhët njerëzit do tak sërish në maj dhe do thoni pse humbëm
Anëtarët e opozitës: Turp t’ju vijë!
Top Channel