“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

08/10/2024 12:45

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej tyre.

Ai është identifikuar si Kujtim Emiri, i cili u përfshi nga flakët dhe mbeti i lënduar. Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar e bija, aktorja Juli Emiri.

“Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj,  bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t’a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha.

Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!”, shkruan ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA