Miqtë e famshëm të P. Diddy dëmshpërblejnë privatisht viktimat për të shmangur ekspozimin në publik, thotë avokati (fotot)

08/10/2024 17:12

Disa nga emrat e famshëm që ftoheshin në festat e abuzimeve të seksuale të reperit famëkeq amerikan P. Diddy po paguajnë në fshehtësi viktimat e tyre për të shmangur emërimin në publik, tha sot një prokuror i çështjes në SHBA.

Tony Buzbee — i cili përfaqëson më shumë se 120 viktima që akuzojnë Sean “Diddy” Combs’ tha për rrjetin TMZ se emra ‘nga më të famshmit’ po paditen për abuzimet seksuale dhe se kompania e tij “po u jep një shans për të zgjidhur çështjet para se të shkojnë në gjykatë”.

“Disa nga emrat e famshëm kanë zgjedhur të mbyllin privatisht çështjet”, tha ai.

“Ashtu si në raste të tjera .. pasi kjo mund të jetë në interes të viktimës, ne tentojmë të zgjidhim çështjen pa ngritur një padi publike, dhe e kemi bërë këtë me disa individë siç mund të keni dëgjuar”, tha Buzbee sipas rrjetit Daily Mail.

Reperi dhe producenti kompanisë muzikore ‘Bad Boy Records’ është arrestuar muajin që shkoi me akuza trafikimi seksual, për të cilat është deklaruar i pafajshëm.

25 nga vajzat paditëse ishin minorene kur ishin joshur dhe abuzuar në festat e reperit, teksa  Buzbee ka nisur tashmë njoftimin e të paditurve të tjerë të po të njëjtës çështje.

Ai tha se do të ndjekë “në mënyrë agresive” të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të abuzimeve dhe nuk kane vepruar për të mbrojtur viktimat e Diddy dhe miqve të tij të famshëm.

“Nëse ke qenë në dhomë, ke marrë pjesë ose ke parë abuzimin dhe nuk ke thënë gjë por ke ndihmuar ta fshehësh, ti ke një problem”, tha avokati.

“Shumë njerëz e kanë parë këtë aktivitet dhe e kanë lejuar të ndodhte, nuk kanë ndërhyrë … të gjithë këta individë janë të ekspozuar”.

54 vjeçari Diddy Combs, është burgosur muajin që shkoi pas akuzave se ka detyruar vajzat  të marrin pjesë në sesione seksi ekstrem në formë shfaqjeje, me meshkuj të paguar, që nganjëherë zgjasnin me ditë të tëra, shkruan rrjeti The Post.

Mediat kanë bërë paralelizma mes tij dhe financierit pedofil Jeffrey Epstein që gjithashtu ftonte njerëz të famshëm e të fuqishëm në ishullin e tij për sesione abuzimesh seksuale, duke i regjistruar e më pas duke i mbajtur nën kontroll me anë të shantazhit.

Pas arrestimit të Diddy, dhjetra viktima kanë denoncuar me pretendime abuzimi seksual, por përfaqësuesit e reperit refuzojnë akuzat, shkruan New York Post.

FOTO GALERI
1/3
Tony Buzbee — i cili përfaqëson më shumë se 120 viktima që akuzojnë Sean “Diddy” Combs’ tha për rrjetin TMZ se emra ‘nga më të famshmit’ po paditen për abuzimet seksuale

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB