Mbante pa leje armë zjarri dhe municione luftarake në banesë, pranga 53-vjeçarit në Mirditë

08/10/2024 11:58

Një 53-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Mirditë, pasi mbante pa leje armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan arma dhe municioni,.

“Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari që i posedonte këto sende, pa leje, në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.

Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri. Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar.

Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA