“Nuk kemi fjalë për të përshkruar dhimbjen e thellë që na ka pllakosur”: Ky është rrëfimi dramatik i gazetares italiane Lucia Goracci, e dërguar e TG3 me një ekip televiziv për të mbuluar zhvillimet në Liban, i cili u sulmua këtë mëngjes në një fshat të Sidones, në jug të vendit.

Për shkak të tronditjes, shoferi i ekipit, një vendas i identifikuar si Ahmad, ka pësuar atak kardiak e është shembur përdhe duke humbur jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.

Sipas Goraccit, Ahmad i cili punonte për RAI-n në zyrën e tij në Jeruzalem prej vitesh të tëra, ka tentuar të ndërhyjë për të mbrojtur kolegët, por e gjithë situata duket ka qenë mjaft e rëndë për zemrën për ta përballuar.

Rreth 2,000 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 127 fëmijë dhe mbi 9 mijë të plagosur që nga fillimi i konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit pas sulmit të Hamasit 7 tetorin e vitit të kaluar. Bashkërenduesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Libanin dhe shefi i misionit paqeruajtës të OKB-së në vend deklaruan sot se thirrjet e përsëritura për përmbajtje “kaluan pa u vënë re” përgjatë vitit që kur filloi shkëmbimi i zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Sot, një vit më vonë, shkëmbimet pothuajse të përditshme të zjarrit janë përshkallëzuar në një fushatë të pandërprerë ushtarake, ndikimi humanitar i së cilës është asgjë më pak se katastrofik”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA