22/11 22:38
Ushtria izraelite ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm të djeshëm në zonën e Bejrutit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se Suhail Hussein Husseini luajti një rol “vendimtar” në transportin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim për vdekjen e tij nga Hezbollahu.
Ka pasur më shumë shpërthime mbrëmë në kryeqytetin e Libanit, me mediat libaneze që raportojnë të paktën 10 sulme ajrore në Dahieh, periferia jugore e Bejrutit që konsiderohet një bastion i Hezbollahut.
Në Izraelin verior, sirenat paralajmëruese të raketave vazhduan gjatë natës dhe disa qytete të tjera u shpallën zona të mbyllura ushtarake.
Top Channel