Qeveria gjermane po planifikon të ofrojë një bonus 1000 euro një herë për të papunët afatgjatë që qëndrojnë në punë të rregullt të paktën 1 vit. Në përgjithësi, ajo renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë.
Në qershor të këtij viti Berlini zyrtar njoftoi se në të regjistruar si të papunë në vend janë 2,73 milionë vetë. Megjithatë shifrat e papunësisë kanë ulje-ngritje në bazë të sezonit, ashtu si edhe faza e papunësisë për personat e prekur. Përgjithësisht, personat e kualifikuar rikthehen më shpejt në tregun e punës se ata të pakualifikuar.
Ndërkohë, kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi në tregun e punës i të papunëve për një kohë të gjatë është i vështirë. Për këtë arsye qeveria gjermane ka krijuar instrumente për integrimin e të papunëve afatgjatë, si për shembull subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet.
Së fundi, kabineti qeveritar vendosi një ndryshim përkatës në ligj për të modernizuar sigurimin e papunësisë dhe nxitjen e punësimit të mërkurën. Tek ndryshimet e reja bëhen të ditura edhe planet e qeverisë për të ashtuquajturin “financim nxitës”, bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit.
Këto plane janë kundërshtuar nga opozita, që e konsideron bonuësin “një tallje të hapur për persona që punojnë rregullisht prej vitesh, ndërsa e akuzon ekzekutivn se po rrezikon paqen sociale dhe po i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”.
Top Channel