“Aplikacioni SkyECC përdorej edhe nga politikanët”, gazetari në Shqipëria Live: Vis Martinaj mund të kishte 10 adresa

08/10/2024 15:48

Gazetari Artan Hoxha tronditi me deklaratën e tij në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në lidhje me përgjimet e aplikacioneve SkyEcc dhe EncroChat.

Ai u ndal te Ervis Martinaj, fati i të cili ende nuk dihet, ku tha se mund të përdorte 10 SkyEcc.

“Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK. Mbi 80 përqind të punës e ka të lehtësuar. Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po. Mediat angleze nga viti 2016 filluan të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës.

Nga aq sa e kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdorte Sky, ai mund të përdorte dhe 10 adresa. Abonimi i Sky bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, varet për çfarë përdorej. Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdokush e ka përdorur për arsye kriminale. Këto të dhëna të siguruara nga autoritete franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës. Të dhënat i kanë shkuar SPAK.

Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15.

Në 2021 Sky ka rënë ai e vendosi në 2023, ajo nuk është se nuk ekziston, por është bërë në 2020. Ai komunikim mund të jetë në dosje. Ai e bëri padashje duke tentuar ta përdorësh në aktivitet politik krijon këtë situatë se nuk ka pasur në atë periudhë.

Bardhi e vendosi në vitin 2023. Ajo bisedë nuk është se nuk ekziston, por është bërë në nëntor ose dhjetor të 2020. Ka ndaluar si platformë. Ajo bisedë mund të jetë në dosje, por zhvendosja e tre viteve… dhe duke e zhvendosur me dashje apo pa dashje ai duke tentuar ta përdorë në aktivitet politik krijon këtë situatë. Nuk ka pasur Sky në atë periudhë”, u shpreh Hoxha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA