Studentët ulen këtë të hënë në auditore, ku ende ka vende bosh për regjistrimet e maturantëve.
ELBASAN:
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit e ka nisur këtë vit akademik me rritje të numrit të studentëve të regjistruar në krahasim me një vit më parë. Janë realizuar në masën 100% kuotat në degët e shkencave mjekësore teknike ndërsa rritje shënojnë fakulteti ekonomikut, juridikut dhe arsimi parashkollor. Mbeten më pak të preferuara degët e mësuesisë. Nuk ka degë të mbyllura në universitetin e Elbasanit, por disa degë janë joaktive.
SHKODËR:
5600 studentë aktive prej të cilëve 3700 kanë nisur ketë të hënë rregullisht vitin e ri akademik në universitetin e Shkodrës. Për herë të parë janë 889 studentë, numër që pritet të rritet edhe me shume më përfundimin e fazës së tretë, duke shënuar një rritje të numrit të regjistrimeve në krahasim me vitin e kaluar. Janë disa dege qe rrezikojnë te mos nisin vitin e ri akademik për shkak të mungesës së studentëve si historia, fizika apo gjermanishtja.
Top Channel