Protestuesit përplasen me policinë/ Hedhin molotov drejt Kryeministrisë, kundërpërgjigje me spraj lotsjellës
07/10/2024 18:58
Protestuesit e mbledhur në mbështetje të opozitës kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore.
Nga fishekzjarrët kanë marrë flakë edhe disa prej pemëve në bulevard, ndërsa janë fikur nga policia.
Pasi marshuan nga selia blu, demokratët janë vendosur para Kryeministrisë.
Top Channel