Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë nga gazi lotsjellës/ Bardhi dhe Nallbati e shoqërojnë te ambulanca

07/10/2024 20:54

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në Kuvend, për t’i shpërndarë.

Si pasojë një nga protestuesit është ndjerë keq, dhe deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Blendi Nallbati e shoqëruan te ambulanca.

Pas Kryeministrisë, selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë marshuar drejt Kuvendit. Në të gjitha institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotovë dhe kanë pasur përplasje me policinë, disa prej të cilëve janë plagosur.

Ata u kanë vënë flakën edhe kazanëve të mbeturinave, stacionit të autobusit, pemëve te kryeministria dhe kanë thyer edhe postera anash rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA