Një tjetër sulm ka ndodhur pranë ambasadës izraelite në Danimarkë.
Ky është sulmi i dytë brenda pesë ditëve. Sipas autoriteteve daneze, sulmi i parë kishte në shënjestër ndërtesën e misionit diplomatik në Kopenhagë. “Ne po shqyrtojmë nëse sulmi mund të ketë lidhje me incidentin që ndodhi në ambasadën izraelite”, tha Trine Møller, një inspektore në policinë e Kopenhagës.
#BREAKING : Three people were arrested in connection with explosions outside the Israeli Embassy in Copenhagen#Denmark #IsraeliEmbassy #Copenhagen #Explosion #Arrest pic.twitter.com/AtCWVLmyHi
— upuknews (@upuknews1) October 2, 2024
Më datë 1-2 tetor, në mes të krizës në Lindjen e Mesme, ka pasur shpërthime shumë pranë të njëjtës ambasadë, të shkaktuara nga hedhja e granatave.
Po ashtu edhe në Suedi, ambasada izraelite në Stokholm u sulmua, por pa shkaktuar asnjë lëndim.
Inteligjenca suedeze nuk e ka përjashtuar përfshirjen iraniane në këto dy incidente.
Top Channel