Dy efektivë policie janë plagosur nga shpërthimi i molotovëve.
Njërit prej tyre i ka shpërthyer në këmbë, ndërsa kolegët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Opozita po mban tubimin kombëtar të thirrur disa ditë më parë, ndërsa protestuesit kanë marshuar në disa institucione.
Ata kanë marshuar nga selia blu drejt Kryeministrisë, selisë së PS, Ministrisë së Brendshme, bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit, duke hedhur Molotov dhe fishekzjarrë.
Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.
Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.
Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.
Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Top Channel