Merr flakë stacioni i autobusit, protestuesit i vënë zjarrin edhe kazanit të mbeturinave! “Paralizohen” makinat
07/10/2024 19:26
Protestuesit kësaj here i kanë vënë flakët kazanit të mbeturinave dhe stacionit të autobusit.
Teksa vijojnë marshimin drejt selisë së PS, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e makinave në rrugë.
Më herët mbështetësit e opozitës ndodheshin para Kryeministrisë, aty ku hodhën molotovë dhe pati përplasje me policinë.
Flakë morët edhe pemët para godinës, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Top Channel