“Mbështetja e Shqipërisë, unike”, ambasadorja izraelite në “Shqipëria Live”: Fola me Ramën dhe Begajn. Ja çfarë i thashë kryeministrit

07/10/2024 14:28

Ambasadorja izraelite në Shqipëri, Galit Peleg në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel foli për një vjetorin e luftës mes Izraelite dhe Hamasit.

Peleg foli për luftën në Lindjen e Mesme, 101 pengjet izraelite që mbahen ende nga Hamasi, si dhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ajo zbuloi detaje nga bisedat me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, ku theksoi se ‘Shqipëria është një rreze drite në kohë më të errëta të izraelitëve’

Ndër të tjera ambasadorja tha se mbështetja e marrë nga vendi ynë është unike dhe se vlerësohet shumë në Izrael.

“Kjo është ditë e vështirë për njerëzit e Izraelit. Nuk është diçka që ka përfunduar, por po vazhdon. Kemi ende 101 pengje në Gaza, nuk e dimë situatën e tyre. Shpresojmë shumë që t’i shohim së shpejti në Izrael.

Izraeli po lufton në 7 fronte, filloi me Gazën, por nuk qëndroi vetëm aty. Në 7 tetor të vitit të kaluar pati sulme nga Hezbollahu, si rezultat 1000 persona u desh të evakuohen. Kemi qenë objektiv edhe nga Jemeni. Nëse me pyesni për luftën në Lindjen e Mesme, nuk besoj se po ndodh për vetëm atje, po ndodh edhe këtu. Do jetë problem për Evropën, botën perëndimorë.

SHBA-të kanë qenë aleati më i ngushtë i Izraelit dhe besoj se do vazhdojnë ta bëjnë. Për të luftuar terrorin, do të qëndrojnë kundër regjimit radikal në Iran, kundër sulmeve ndaj Izraelit dhe krijimit të bombave nukleare.

Mund t’ju them që çdo shtet që ka qenë objekt për  terrorizmin, kështu ka koordinim në paraskenë, skena publike. Nuk mendoj se asnjë vend mund të që ndonjë i vetëm në luftën kundër këtyre forcave.

Mendoj se dua ta përcaktoj Shqipërinë si rreze drite në kohë të errëta të historisë, njerëzit shqiptarë qëndrojnë me Izraelin. Ky bashkëpunim vazhdon ë kohë të vështira dhe të mira, por nëse flasim që nga 7 tetori, i thashë kryeministrit Rama, Hasani dhe Begaj që me zemër dua të jem në Izrael. Nëse nuk mund të jem fizikisht, vendi më i mirë që mund të jem është Shqipëria. Mbështetja që kemi marrë nga qeveria, publiku vlerësohet shumë dhe është unike. Fakti që Shqipëria është vend i vogël dhe ka presione në arenën ndërkombëtare, ende qëndron në krah të Izraelit duke luftuar terrorin. Fjalimi i zotit Rama në OKB dhe fakti që u shfaq me një fjongo të verdhë vlerësohet së tepërmi.”, u shpreh Galat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA