Kievi “i uron” ditëlindjen Putinit, ukrainasit hakojnë televizionin shtetëror rus!

07/10/2024 14:11

Vladimir Putin feston sot ditëlindjen e 72-të, por kremtimet e kësaj dite të vecantë për shefin e Kremlinit më gjasë do të kalojnë në heshtje, e kjo për shkak të hakerave pro-Ukrainës që goditën televizionin shtetëror rus, duke i paralizuar transmetimet.

Sulmi u mor përsipër nga grupi i hakerave filo-ukrainas Sudo rm-RF, të cilët arritën t`i ndërpresin transmetimin kanaleve televizive Rossiya 1 dhe Rossiya 24.

Ky u konsiderua si një sulm mjaft kibernetik që merrte televizioni me seli në Moskë. Operacioni gjymtues i hakerave i bllokoi të gjitha transmetimet televizive dhe radiofonike të mbikëqyrura nga organi shtetëror – një nga mjetet kryesore të përdorura nga Kremlini për të formësuar narrativën rreth luftës në Ukrainë. “Televizioni shtetëror iu nënshtrua një sulmi kibernetik të paprecedent.

Transmetimi online dhe shërbimet e brendshme nuk funksionojnë, nuk ka internet apo shërbim telefonik”, tha një burim i afërt me transmetuesin. “Kjo duket se do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar se gjithçka është fshirë nga serverët, duke përfshirë kopjet rezervë.

Problemi, siç e kuptoj unë, është shumë i rëndë”, shtoi burimi në fjalë. Në të njëjtën ditë, rreth 1,180 kilometra më në jug, rafineria më e madhe e naftës në Krime u dogj prej një sulmi me dronë kamikazë të Kievit. Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Ukraina kërkon tani që ta rimarrë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA