Hidhet molotov drejt selisë së Partisë Socialiste/ Përfshihet nga flakët godina, shpërthim në këmbët e gazetarëve

07/10/2024 19:32

Protestuesit kanë hedhur molotov drejt selisë së Partisë Socialiste.

Godina është përfshirë nga flakët.

Situata ka dalë nga kontrolli dhe është hedhur molotov edhe në zonën ku ndodheshin protestuesit, gazetarët dhe operatorët.

Njëri prej molotovëve ka shpërthyer në këmbët e gazetarëve duke rrezikuar jetën e tyre.

Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.

Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA