E hëna e 7 tetorit është dita e fundit për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në disa shtete të Amerikës.
Një prej tyre është dhe Arizona, e cila në zgjedhjet e fundit votoi për Joe Biden.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris tashmë ka kërkuar që të përsërisë rezultatin e katër viteve më parë në këtë shtet dhe këtë e ka bërë me një mesazh dërguar studentëve që ndodhen në Arizona.
“Përshëndetje Wildcats, është Kamala Harris. Doja t’ju kujtoja se afati i fundit për t’u regjistruar për të votuar në Arizona është e hëna e 7 tetorit. Falë pjesëmarrjes rekord mes studentëve të kolegjit në vitin 2020, sot jam zv. presidente e Shteteve të Bashkuara.
Tim Walz dhe unë jemi ata që shihemi si të dobët në këto zgjedhje, por votuesit studentë mund të bëjnë ndryshimin. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj për të fituar. Si student i Universitetit të Arizonës, ju mund të regjistroheni dhe të votoni në Arizona. Regjistrohuni për të votuar në adresën tuaj të banimit brenda ose jashtë kampusit sot në iwillvote.com/uaz.
Vota juaj është zëri dhe fuqia juaj. Ju nuk duhet të lejoni askënd që t’jua marrë pushtetin tuaj”, shkruhej në mesazhin e ardhur nga Harris.
Kjo gjë ka sjellë reagimin e një pjesë të madhe të rrjetit, të cilët e quajnë këtë veprim si mashtrim dhe aspak të drejtë për zgjedhjet, të cilat do të mbahen në më pak se një muaj.
Top Channel