Pas Kryeministrisë, selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë marshuar drejt Kuvendit.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre, për t’i shpërndarë. Si pasojë një nga protestuesit është ndjerë keq, të cilin deputetët e PD e shoqëruan te ambulanca.

Në të gjitha institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotovë dhe kanë pasur përplasje me policinë, disa prej të cilëve janë plagosur.

Ata u kanë vënë flakën edhe kazanëve të mbeturinave, stacionit të autobusit, pemëve te kryeministria dhe kanë thyer edhe postera anash rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA