Yllka Shëngjini ishte vetëm 43 vjeçe kur u diagnostikua me kancerin e gjirit. Një kontroll rutinë solli lajmin që për çiftin me dy vajza do të ishte traumë.
“Para 5 vitesh në një kontroll rutinë u diagnostikova me kancerin e gjirit. Për mua dhe familjen ishte një bombë që na i fiku të gjithë shpresat. Vajzat i kisha shumë të vogla, 16 dhe 13. Mendimi i parë që më erdhi, vajzat. Mendova kaq ishte. Por falë mbështetjes së familjes time, bashkëshortit dhe shoqërisë, unë e fitova këtë betejë. Sot jam këtu falë gjithë kësaj mbështetje”, rrëfen Yllka Shëngjini.
Yllka fitoi betejën e saj dhe këto janë vetëm lot gëzimi. Por ajo zgjodhi të bëjë publike historinë e saj për tu bërë apel grave e vajzave të mos neglizhojnë një kontroll që shpëton jetë.
“Unë jap një mesazh të gjithë vajzave, grave, nënave, një kontroll shpëton një jetë. Të bëjnë kontrolle. Të mos presin tetorin rozë për të bërë kontrolle, por ti bëjnë në çdo kohë. Shpëtoni jetën tuaj!”, thotë ndër të tjera Yllka Shëngjini.
49-vjeçarja punon në kopshtin publik nr 9 në Elbasan ku drejtoresha ka vendosur një rregull. Asnjë plan pune i muajit tetor nuk do të pranohet nëse nuk ka bashkëngjitur edhe fletën e mamografisë apo të ekos. Ky kontroll rutinë shpëtoi jetën e Yllkës dhe ajo sot gëzon familjen e saj.
Top Channel