Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

07/10/2024 13:40

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Patos.

Dy automjete tip “Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të disiplinuar trafikun i cili u vështirësua pas aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA