![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-07T170349.336-800x450.jpg)
Pas 36 orësh nga reshjet e shiut që përfshinë qytetin e Vlorës dhe përmbytën çdo gjë, situata ditën e sotme është ende e rëndë
Ndonëse nuk ka ujë në sipërfaqe ajo që ka mbetur është balta dhe çdo gjë e shkatërruar nëpër familje, biznese apo institucione qe ndodhen ne ato rrugë që u përmbyten. Nuk i shpëtoji kësaj situate as biblioteka të cilës iu përmbyt kati i parë
Institucionet fetare si xhamia e qytetit dhe Kisha ortodokse kanë dalë jashtë funksioni dhe këtë të diel besimtarët ortodokse janë zhvendosur për meshën e së dielës apo pagëzimet e planifikuara në kishën e Zvërnecit.
Punëtorët e bashkisë po pastrojnë rrugët nga mbeturinat dhe balta që shkaktuan përmbytjet. Ndërkohë që janë siguruara dhe ndihmat e para që do të shpërndahen sipas nevojave.
Top Channel