![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-06T224655.867-800x450.jpg)
06/02 22:47
Të paktën tre persona janë plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në një stacion autobusësh në Be’er Sheva të Izraelit.
Nga raportimet e para thuhet se është ekzekutuar autori i sulmit. Në pamjet e rënda të bëra publike, shihet i shtrirë trupi i pajetë i autorit.
Raportohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Top Channel