Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ndërsa dyshimet e para për shkakun e vdekjes flasin për mjekim të pakujdesshëm.
Policia bën me dije se për rastin në fjalë, ka nisur procedim për mjeken Idajete Cane, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, njofton policia.
Top Channel