Foto ilustruese

Një 9-vjeçare është aksidentuar nga një automjet në Kamës, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

“Y. H., 45 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Po ashtu në pranga për vepra të ndryshme, janë vënë edhe:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon. Si pasojë e punimeve janë shkaktuar dëme në apartamentet e banorëve të pallatit;

– A. V., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

– M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– S. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– F. N., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motomjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin G. A. 59 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Uillson”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA