Përplasi për vdekje një 40-vjeçar dhe e la në mes të rrugës, arrestohet autori një ditë pas ngjarjes

05/10/2024 19:49

Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar në afërsi të urës së Leshnicës.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte 38-vjeçari Gentian Capo, ndërsa u kap në fshatin Gështenjas të Pogradecit dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga hetimet rezultoi se ishte ai personi që përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja me një mjet tip Volkswagen Turan.

Po vijojnë veprimet e tjera lidhur me këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA