Përmbytjet në Vlorë/ Disa rrugë, banesa dhe biznese të qytetit ende në ujë! 33 familje të evakuara

05/10/2024 08:49

Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë  të ujit.

Gazetari Mikel Marsi raporton se ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA